Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Zeqir Sefedin Voci nga Samadraxha,  ka dhuruar 1250 kg miell

2020/05/12 - 11:24

Vazhdon përkrahja dhe ndihmat nga donatorë të ndryshëm për situatën e krijuar nga pandemia. Sot Zeqir Sefedin Voci nga Samadraxha ka dhuruar donacion 1250 kg miell, i cili do të sigurohet për familjet që kanë nevojë. Kryetari Muharremaj, ka falenderuar të gjithë donatorët për ndihmat e dhururara;

“I falenderoj të gjithë donatorët për angazhimin dhe përkushtimin.”