Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Zjarret në male sërish në skenë

2013/05/02 - 12:00

Takimi i rregullt javor i koordinimit për siguri lokale, ka filluar me shqetsimin e paraqitjës së zjarreve nëpër male të komunës. Kryesuesi I takimit Refki Bytyçi, njofton për shpërthimin e dy zjarreve dhe për takimin e mbajtur me këtë rast me policinë e Kosovës dhe me përfaqësues të drejtorisë së pyjeve për masat që duhet të merrën. Ai ka bërë të ditur se mekanizmi për shuarjen e zjarreve nuk është aq efikas sa I përket pregaditjës teknike, në rast të shpërthimeve të shpeshta të zjarreve. Se ka pas shpërthimi javën që iku, bënë të ditur në raportin e tij edhe komandanti I stacionit policor në Suharekë, major Arsim Berisha, I clit hot se ka pasur tri shperthime zjarresh dhe ate një në Biraq, një në Parkun Nacional në Mushtisht dhe I treti në mes të fshatrave Vraniq dhe Budakovë. Fatmirësisht dëmet janë të vogla pasi zjarret kanë qenë të nivelit të ulët. Berisha ka njoftuar edhe për gjetjën e një mjeti të pashpërthyer në afërsi të shkollës “Sadri Duhla” në fshatin Greiqec.