Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Znj. Aneta Samotyj, drejtore e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren ka vizituar Komunën e Suharekës

2022/01/12 - 2:08

Kryetari i Komunës së Suharekës, z.Bali Muharremaj, ka pritur sot në takim drejtoren e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, znj. Aneta Samotyj e cila ishte e shoqëruar edhe nga znj. Meghan McCormack, udhëheqëse në sektorinin e qeverisjës – Departamenti i Demokratizimit të OSBE-së në Prishtinë dhe z. Albert Flores Herrera, zyrtar i Lartë i demokratizimit.
Edhepse ky ishte një takim njohës, pasi ishte vizita e parë e kësaj strukture të OSBE-së, këtu u bisedua rreth , bashkëpunimit në mes të Komunës dhe OSBE-së, u fol për projektet të cilat janë realizuar në mes të OSBE-së dhe Komunës së Suharekës. Kryetari Muharremaj ka bërë të ditur për punët që janë kryer gjatë mandatit të kaluar, por ka shpalos edhe objektivat që ka për këtë mandat. Ndërsa znj. Aneta Samotyj ka thënë se është vizita e parë që po i bëjë një kryetari të Komunës, ndërsa në vazhdim do ti vizitojë edhe komunat tjera të rajonit, Kam dëgjuar vetëm fjalë të mira për punën tuaj, ju përgëzojë për këtë. Do të vazhdojë bashkëpunimin me ju në të gjitha fushat është shprehur ajo. Përfaqësuesit e Zyrës Rajonale të OSBE-së në Prizren, kanë mbajtur takim edhe me nënkryetarën e Komunës znj. Mihrije Suka dhe me kryesuesin e Kuvendit Komunal z. Bexhet Kuçi. Ata gjithashtu kanë takuar edhe Menaxherin e Zyrës për Mardhënje me Publikun z. Reshat Reshitaj, i cili gjithashtu ka falenderuar Misionin e OSBE-së për përkrahjen që vazhdimisht i ka dhënë Zyrës për Mardhënje me Publikun, permes punëtorive dhe trajnimeve të ndryshme. Delegacioni i OSBE-së ka takuar edhe znj. Kymete Bajraktari drejtore e Administratës në Komunë.