Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Suharekë

Komuna Suharekë

Avni Bytyçi

ZYRA LIGJORE DHE PËR PUNË TË KUVENDIT KOMUNAL

 

Zyra Ligjore dhe për punë të Kuvendit Komunal, do të jetë përgjegjëse për këto detyra:

 

  • Ofron ndihmë, këshilla dhe shërbime juridike për drejtori, zyra  dhe sektorë, institucionet e arsimit, të shëndetësisë dhe ndërmarrje komunale;
  • Udhëheqë punën e gjithmbarshme të zyrës dhe ndihmon mbikëqyrësin në caktimin e prioriteteve, objektivave dhe hartimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave;
  • Udhëheqë dhe koordinon aktivitetet në hartimin e projekt rregulloreve, projekt vendimeve dhe dokumenteve tjera për miratim në Kuvendin e Komunës;
  • Harton-bënë përgatitjen e akteve juridike (vendime, urdhëresa, kontratave, marrëveshjeve, autorizime, pëlqime dhe shkresa tjera) për Zyrën e Kryetarit dhe të Kuvendit të Komunës;
  • Jep mendime profesionale për organet e Komunës, me kërkesë të Kryetarit dhe Kryesuesit te Kuvendit të Komunës;
  • Ndihmon në hartimin e projekt–rregulloreve që iniciohen nga Kryetari i Komunës, Kuvendi i Komunës apo Drejtorit e Komunës;
  • Siguron që projekt rregulloret, e propozuara dhe të hartuara të jenë në përputhje me standardet e ligjet përkatëse dhe politikat e Komunës si dhe Statutin e Komunës;
  • Ndihmon Kryesuesin e Kuvendit që obligimet e dala nga seancat e Kuvendit të komunës për organet e administratës të përgatiten dhe të dërgohen për ekzekutim;
  • Ndihmon në mënyrë profesionale Kryetarin, Zëvendëskryetarin dhe Kryesuesin e Kuvendit lidhur me çështjet profesionale juridike që shtrohen në Kuvendin e Komunës;
  • Siguron që stafi i zyrës të ndihmoj në përgatitjen e materialeve për takime të Kuvendit të Komunës, komiteteve obligative dhe takimeve të zyrës së Kryetarit;
  • Kryen edhe punë të tjera që i caktohen me ligj, Statutin e Komunës dhe aktet tjera nënligjore;

                                                 

Shef i Zyrës Ligjore dhe për punë të Kuvendit Komunal;

 

Avni BYTYÇI

Tel: 029-271-323

Mob: 044-259-450
E-mail: avni.h.bytyqi@rks-gov.net

          avnibytyqi_76@hotmail.com