Emri: Driton Maliqaj
Data e lindjes: 27.06.1986
Vendbanimi/adresa – Dubrave/Suharekë
Statusi martesor- i martuar ( baba i 2 fëmijëve)
Edukimi: Fakulteti Juridik
Partia Politike: AAK
BIOGRAFIA
Driton Maliqaj u lind me datë 27.06.1986, në fshatin Dubravë Komuna e Suharekës. Shkollën fillore e përfundoj në vendlindje, ndërsa shkollën e mesme e përfundoj në Prizren në drejtimin elektrokompujter, në studimet posdiplomike ka përfunduar drejtimin Juridik i përgjithshëm për të vazhduar studimet master në drejtimin Shkencat e Sigurisë në Prishtinë.
Para se të emrohej në këtë postë kapunuar në disa ndërmarrje private, e gjithashtu edhe në organizata jo qeveritare.
Eshtë i martuar dhe kadyfëmijë.
PËRGJEGJËSITË
Drejtoria e Administratës
Drejtoria e administratës, në kuadër të fushë veprimtarisë së saj ushtron dhe është përgjegjëse për:
Ushtrimin dhe zbatimin e shërbimeve të përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale dhe
Ofrimin e shërbimeve administrative, për qytetarët e Komunës së Suharekës, në kuadër të kompetencave vetanake apo të deleguara ligjore të saj.
Përgjegjësitë e administratës:
Shërbimet e përgjithshme administrative për organet administrative dhe organet tjera Komunale të Drejtorisë së Administratës përfshijnë:
Zbaton dhe bënë regjistrimin dhe mbajtjen e evidencës së materialit zyrtar që pranohet dhe dorëzohet nga zyra e arkivit të administratës së Komunës, si dhe arkivimin e lëndës arkivore dhe kujdesi për ruajtjen e sajë, dhe kujdesi për ruajtjen e akteve materiale të administratës (librat amë, kartotekat, protokollet, regjistrat, etj )
Ofron të gjitha format e shërbimeve dhe të ndihmës juridike për qytetarët, përfshirë regjistrimin e të gjitha kërkesave dhe parashtresave të tyre dhe bënë raportimin për kryerjen e lëndëve administrative në përputhje me afatet ligjore.
Është përgjegjëse dhe kujdeset për ofrimin e shërbimeve postare për nevojat e organeve Komunale dhe organeve të administratës Komunale .
Ushtron dhe menaxhon me fushën e logjistikës, duke përfshirë menaxhimin dhe kujdesin për automjetet, titullar pronësor i të cilave është Komuna e Suharekës.
Organizon dhe kujdeset për mirëmbajtjen e objekteve të administratës Komunale, duke përfshirë organizimin e shërbimeve të sigurimit për këto objekte.
Ushtron të gjitha punët rreth përkujdesjes dhe mirëmbajtjes së teknologjisë informative dhe avancimit të saj për nevoja zyrtare.
Kryen edhe punë të tjera, në bazë të ligjeve të aplikueshme në kuadër të fushë veprimtarisë së Drejtorisë.
Me qëllim të ushtrimit të funksioneve të përcaktuara me dispozitat ligjore në fuqi, Drejtoria e Administratës është e organizuar në këta sektorë:
1. Sektori i Gjendjes Civile
2. Sektori për Shërbime tërbime të Përbashkëta
3. Sektori i Arkives
4. Sektori kunder Diskriminimit