Lajmet   Vitia pjesë e projektit të madh të DEMOS-it në tri vjetët e ardhshme

2014-09-18

Vitia pjesë e projektit të madh të DEMOS-it në tri vjetët e ardhshme

 Komuna e Vitisë është ndër 17 komunat e Kosovës që do të jetë pjesë e projektit më të madh të financuar nga ambasada zvicerane, që ka për qëllim përmirësimin  e  qeverisjes dhe ofrimin e shërbimeve për qytetarët në tri fusha.:  shërbime publike, menaxhim të mbeturinave, menaxhimin financiar dhe demokracinë lokale. 

 Në ceremoninë e nënshkrimit të këtij memorandum të bashkëpunimit me komunat partnere, menaxheri  i projektit DEMOS  Norbert Pijls, ka thënë se ky projekt do të zgjas rreth tre vjet dhe do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunale si dhe kryetarëve të komunave. “Sot jemi këtu ta fillojmë projektin.  Ky projekt do të zgjas për 3.5 vjet, deri në fund të vitit 2017, që pak a shumë do të jetë paralel me mandatin e Kuvendeve Komunave dhe kryetarëve të komunave”, ka thënë Pijls.  E pranishme ishte edhe ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang, e cila ka theksuar se  nuk është çudi pse Zvicra e mbështetë Kosovën, pasi që kanë ndërlidhje të forta njerëzorë mes dy vendeve, duke  shtuar se 10 për qind e popullatës së Kosovës jetojnë në Zvicër. Për kryetarin e komunës së Vitisë Sokol Halitin, nënshkrimi i memorandumit ka një rëndësi  tejet të madhe në investimet ardhshme si dhe projektet që të reflektojnë pozitivisht në shërbimin e qytetarëve dhe në ndërtimin e një kornize politike e cila do të jetë më e përmirësuar dhe kompletuar për qeverisjen lokale. Komunat pjesëmarrëse janë: Prishtina, Kamenica, Novobërda, Graçanica, Lipjani, Vitia, Kacaniku, Peja, Gjakova, Rahoveci, Ranilluga, Parteshi, Kllokoti, Hani i Elezit, Mamusha dhe Juniku.



Sign in