Drejtor: Besnik IMERI
Email: besnik.q.imeri@rks-gov.net
Tele: 044 578 045
21.1 – Drejtoria për financa ekonomi dhe zhvillim në funksion të zbatimit të kompetencave ,autorizimeve dhe përgjegjësive ligjore ,në kuadër të menaxhimit racional financiar të Komunës ,në përputhje të plot me dispozitat e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe të ligjit për financat e pushtetit lokal si dhe konform dispozitave të Statutit të Komunës së Vitisë ( neni 62) është përgjegjëse;.
21.2 – FINANCA
21.2.1 – Harton propozim –rregulloret Komunale për miratim në KK për çështjet financiare të Komunës së Vitisë.
21.2.2 – Është përgjegjës për mbikëqyrjen e sistemeve dhe procedurave për ekzekutimin e buxhetit.
21.2.3 – Përgatit procedurat dhe raportet e kontabilitetit.
21.2.4 – Iu ndihmon dhe jep këshilla profesionale nga fusha e buxhetit për të gjitha drejtorit e administratës Komunale dhe ndërmarrjet publike Komunale –nën menaxhim të Komunës.
21.2.5 – Është përgjegjës për mbajtjen e llogarive dhe raporteve vjetore financiare
21.2.6 – E informon në çdo kohë Kryetarin e Komunës për gjendjen financiare të Komunës për të gjitha njësit buxhetore të sajë.
21.2.7 – I njofton të gjitha drejtorit e administratës Komunale për gjendjen financiare të Komunës dhe të njësive buxhetore të saj.
21.2.8 – Bënë planifikimin e prokurimeve në afatet ligjore ( 60 ditë para fillimit të vitit fiskal) dhe i ndihmon kryetarit të Komunës si autoritet kontraktues ( neni 8.par 1.LPPRK0 Nr 03/L-241)
21.3 – BUXHETI
21.3.1 – Bënë planin dinamik ( hartimin e tij ) të realizimit të projekteve dhe bartjen e mjeteve për njësit buxhetore ,
21.3.2 – I ndihmon Kryetarit të Komunës në përgatitjen e projekt buxhetit para paraqitjes së tijë në Komitetin për Politik dhe Financa dhe në Kuvendin e Komunës për miratim.
21.3.3 – Udhëheq procedurat dhe përgatitjet për rishikimet buxhetore .
21.3.4 – Udhëheq procedurat për ri-destinimet e mjeteve financiare Komunale
21.3.5 – Bënë planifikimin e pasqyrës së rrjedhjes së parasë së gatshme
21.3.6 – Bënë mbikëqyrjen e procedurave rreth shpenzimeve të mjeteve buxhetore
21.3.7 – Bënë pranimin e raporteve mujore për dinamikën e realizimit të projekteve nga drejtorit dhe nga zyra e prokurimit.
21.3.8 – Bënë planifikimin e të hyrave të mëvetësishme të Komunës së Vitisë
21.3.9 – Përcjell dhe evidenton të gjitha të hyrat të tjera të Komunës
21.3.10 – Punimi i kesh-planit të shërbimeve sociale dhe bashkimit në kodin e shërbimeve sociale ( decentralizimi i QPS nga ministria )
21.4—ZHVILLIMI
21.4.1—Krijimi I një kornize të përshtatshme për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik ( krijimi I kushteve ,mundësive të barabarta dhe inkurajimi i prodhimtarisë dhe shërbimeve për riprodhim të zgjeruar shoqërorë );.
21,4.2—Nën autoritetin e Kryetarit të Komunës dhe në koordinim me të mundë te caktoj prioritetet për investim në Komunë në funksion të realizimit të synimeve nga par. 4.pika 1. e këtij vendimi.
21.4.3—Hartimi I planit global strategjik të zhvillimit ekonomik të Komunës së Vitisë duke përfshirë të gjithë sektorët e ekonomisë si në planin afatshkurtër ,afatmesëm ashtu edhe në planin afatgjatë të zhvillimit.
21.4.4—Hartimi I politikës së zhvillimit ekonomik si dhe propozimi i masave për zhvillimin ekonomik të Komunës ( në bashkëpunim me shoqatat e biznesit ,shoqatat e ofruesve të shërbimeve ( tregtare ,shëndetësore,,transportit etj)
21.4.5—Hartimi I programeve të ndryshme ideore duke u përqendruar dhe specifikuar me veprimtarit ekonomike me qëllim të zhvillimit të sektorëve parësorë ekonomik ,duke realizuar kontakte permanente dhe në vazhdimësi me institucionet vendore financiare ( bankat komerciale ) si dhe institucionet financiare ndërkombëtare ( në kuadër të politikave të MEF) për tu pajisur me informacione të mjaftueshme dhe të sakta lidhur me kushtet e financimit zhvillimor të bizneseve të Komunës së Vitisë.
21.4.6—Organizon takime këshillëdhënëse dhe krijon relacione të përshtatshme me bizneset duke iu ofruar atyre këshilla për mundësit e investimeve ,orientimin e kapitalit të tyre në veprimtari prodhuese dhe shërbyese ,profitabile dhe me perspektivë për ta duke I informuar ata për lehtësirat komunale për ta.
21.4.7—Krijon relacione bashkëpunim dhe zhvillimi si dhe koordinon punët rreth partneriteteve publiko-private , në fushat e ekzistimit dhe të zhvillimit të tyre.
21,4.8—Kujdeset në çdo kohë dhe në të gjitha rrethanat për të prezantuar Kryetarit të Komunës ,KK dhe trupave të tij si dhe këshillit të drejtorëve ,gjendjen financiare të kompanive publike .vlerën e aksioneve ( vlerën monetare ) të Komunës në to si dhe dividentat e komunës në këto kompani duke paraparë masa për avancimin e tyre , në mbështetje të dispozitave të LNP ( dhe LFPL neni 7,1 dhe 8).
21,4.9—realizon bashkëpunimin me MTI rreth mundësive të koordinimit të punëve dhe aktiviteteve për zhvillimin ekonomik të Komunës
21,4,10—Realizon dhe krijon relacione bashkëpunimi dhe informimi të ndërsjellët me O.E.K duke mbështetur dhe përkrahur anëtarët e kësaj ode nga Komuna e Vitisë me qëllim të zhvillimit të tyre.
21.5 –TË HYRAT
21.5.1 Hartimin e planit të vjeljes së të hyrave nga obliguesit tatimor (tatim-paguesit) në territorin e komunës.
21.5.2- Vendos kontrollin mbi obliguesit tatimor dhe pengon shmangien e tatim-paguesve nga detyrimet.
21.5.3-Ofrimin e shërbimeve qytetare për kryerjen e detyrimeve tatimore për paluejtshmëri (tatimin në pronë) automjete,shërbime për biznes,taksës komunale për biznes dhe shërbime tjera për qytetarë gjegjësisht tatimpaguesit.
21.5.4-Propozon shkallën e ngarkesës së detyrimit tatimor, për tatimin në pronë,taksën e veprimtarisë, lejet e punës, certifikatave të biznesit si dhe tarifave,ngarkesave dhe gjobave për miratim në Kuvendin Komunal.
21.5.5-Propozon masat dhe aktivitetet si formë të detyrimit dhe kushtëzimeve më qëllim të rritjes së inkasimit të të hyrave komunale përmes planeve dinamike.
21.5.6-Identifikon dhe evidenton regjistrin e obliguesve tatimor si dhe valorizon regjistrin e obliguesve tatimor bazuar në shënimet nga tereni.
21.5.7-Bën vjeljen dhe vjeljen e detyruar të tatimit në pronë dhe pronën e paluajtshme dhe vlerësimin e pronës dhe gjendjes së pronës bazuar në Ligjin për tatimin në pronën e paluajtshme nr.03/L-204.
21.5.8-Bashkëpunim permanent me DTP-MEF dhe ARBK-MTI, mbi koordinimin e aktiviteteve dhe obligimeve sipas ligjeve në fuqi.
21.5.9-Krijon regjistrin dhe bën regjistrimin e bizneseve (kompetencë decentralizuar) si dhe valorizon shënimet mbi aktivitetet e tyre të zhvillimit të veprimtarisë.
21.5.10-Bashkëpunon me drejtoritë komunale sidomos me drejtorinë e Inspeksionit për vendosjen e legalitetit dhe ligjshmërisë së veprimit të subjekteve afariste që veprojnë në territorin e komunës.
21.5.11- Dhënien e lejeve të punës për zhvillimin e veprimtarisë së bizneseve.
21.5.12-Raporton në periudha të caktuara kohore për të hyrat e realizuara nga tatimet dhe taksat që janë në domenin e aktiviteteve të zhvilluara. Identifikon shkaqet dhe arsyet e mos grumbullimit gjegjësisht inkasimit dhe bën plane dinamike mbi rritjen e të hyrave.
21.5.13— DREJTORIA; mbledhë sistematizon dhe iu ofron informacione profesionale nga fusha e kësaj drejtorie ,si dhe paraqet raporte pune në afate periodike për Kryetarin e Komunës dhe informacione të tjera për nevojat e institucioneve tjera Komunale ( neni 64.par ,1.2 ST të Komunës ).
21.5.14—Ofron informacione profesionale për drejtorit tjera të administratës Komunale , dhe për institucione tjera Komunale ( ndërmarrjet publike Komunale .etj ).
21.5.15—Kryen dhe bënë vlerësimin e performancës së punës së shërbyesve civil të drejtorisë dhe bënë fletëparaqitje disiplinore për nëpunësit të cilët lëndojnë detyrat e punës ,dhe bënë fletëparaqitje kundërvajtëse apo kallëzime penale nëse shkeljet e detyrave të punës kanë elemente të veprës penale apo kundërvajtëse.
21.5.16—Kryen edhe punë të tjera administrative dhe profesionale të përcaktuara me ligje dhe akte nënligjore qendrore dhe Komunale dhe sipas vendimeve dhe urdhëresave të Kryetarit të komunës.