Republika e Kosoves

Viti

410 familje skamnore nga Vitia ndihmohen në aksionin e madhe humanitar

2018/12/31 - 1:37

Komuna e Vitisë në bashkëpunim me shoqatat Humanitare që veprojnë në Zvicër, sikurse shoqata “Vitia” , “Iliria” ,”Mogilla , “ Zhitia” etj të koordinuara edhe me Shoqatën Humanitare Sh.H.B “Nëna Terezë” , “Kryqi I Kuq” dhe me shoqërinë civile si dhe më bamirës të shumtë kanë shpërndarë sot 410 pako ushqimore për familjet skamnore të cilët jetojnë në territorin e komunës së Vitisë. Ndërkaq po ashtu sot Komuna e Vitisë, ka shpërndarë edhe pako ushqimore për komunitetin e personave me aftësi të kufizuara të cilat i kanë pranuar Shoqatat “Opfakos” dhe “Hendikos” degat në Viti. Gjithashtu janë shpërndarë edhe ndihma për komunitetet pakicë serb e kroat në Letnicë dhe Binqë si dhe për komunitetin RAE në Pozheran.

Përndryshe në çdo fund vit nën organizimin e kësaj komune me shoqatat humanitare mbahet ky aksion humanitar në të cilën ndihmohen qindra familje skamnore. Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti gjatë këtij aksioni ka falënderuar të gjithë bamirësit të cilët bashkë me Komunën e Vitisë, kanë mundësuar ndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të kësaj komune. Ai beri me dije se shpërndarja e këtyre ndihmave për familjet në nevojë është bërë sipas listës që është hartuar nga Komuna e Vitisë në bashkëpunim me këshillat e fshatrave dhe shoqatat humanitare duke shtuar se këta njohin më së miri gjendjen e financiare të qytetarëve. Ndërsa edhe Xhavit Islami, Kryetari i Shoqatës “Vitia “ me seli në Gjenevë të Zvicrës, ka falënderuar të gjithë ata që ju janë bashkangjitur këtij aksioni të madh. Ndërkaq edhe një mërgimtar vitias i cili nuk dëshiron të ju përmendet emri ka dhuruar sot 1000kg miell për familjet në nevojë të kësaj komune.