Republika e Kosoves

Viti

Debat me të rinjtë për Integrimet evropiane me rastin e Ditës së Evropës

2019/05/08 - 1:41

Në Viti është mbajtur një debat me të rinjtë e komunës së Vitisë edhe përfaqësues të KVRL-së, me temë: ”Kosova dhe Integrimet evropiane” që u organizua nga Drejtoria për Kulturë Rini e Sport, sektori për Rini në bashkëpunim me Zyrën komunale për Integrime evropiane. Të pranishmit i përshëndeti zv.kryetari i komunës Hasan Aliu i cili mes tjerash edhe foli për rendësin që ka integrimi i shoqërisë kosovare në atë evropiane. Ndërsa për aktivitetet dhe angazhimet në proceset e integrimeve, një ligjëratë mbajti Florent Ymeri zyrtar komunal për Integrime Evropiane. Ky debat u mbajt në me rastin e 9 Majit-Ditës së Evropës e cila shënohet në Kosovë dhe është në kalendarin e festave zyrtare.