Republika e Kosoves

Viti

DEBATI PUBLIK ME QYTETARË NË FORMË VIRTUALE NGA KRYETARI I KOMUNËS SË VITISË, SOKOL HALITI

2020/06/24 - 3:46

Të nderuar/a qytetarë të komunës së Vitisë

Si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia COVID-19, është pamundësuar mbajtja e debatit të rregullt me qytetarë për gjashtëmujorin e parë të këtij viti. Prandaj, për të mos shkëputur bashkëpunimin e mirë me ju kemi vendosur që këtë takim të mbajmë në formë virtuale përmes llogarisë së Komunës së Vitisë në rrjetin social facebook.

Prandaj ju lutëm të dërgoni paraprakisht pyetjet tuaj dhe me pas do të merrni përgjigje drejtëpërdrejtë nga unë!

Për të dërguar pyetjet tuaj ju lutëm klikoni në këtë link:

https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSdbJ4vMlDmtiKCzlB7el0ynwcG5ISATJg9AlZg0vTAR6Hvnwg/viewform

Debati publik- Online zhvillohet me datën: 26.06.2020, (e premte), në ora: 15:00, drejtëpërdrejtë në rrjetin social facebook në llorgarinë “Komuna e Vitisë”.

Ju mirëpresim…