Republika e Kosoves

Viti

Është mbajtur debati publik i draft ndryshimit dhe plotësimit të statutit të komunës së Vitisë

2022/05/06 - 2:09

Sekretaria e Kuvendit Komunal të Vitisë në bashkëpunim me Zyrën për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun, kanë mbajtur sot një debat publik me qytetarë vitias rreth ndryshimit dhe plotësimit të statutit të komunës me nr. 01-013/491. Sekretari i kuvendit komunal të Vitisë, Fatlum Demiri, fillimisht i ka njoftuar të pranishmit për rrjedhën e procedurës së deritanishme të punës së komisionit. Ai tha se kuvendi komunal, ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit të komunës e më tej u ka lënë hapësire qytetarëve që të japin mendimet, sugjerimet dhe vërejtjet e tyre për ndryshimin e statutit. Në këtë takim u paraqitën edhe propozimet për ndryshme të statutit të cilët më pas do të shkojnë për shqyrtim në Kuvendin Komunal të Vitisë si dhe për vlerësimin e ligjshmërisë në nivelin qendror. Përndryshe të pranishëm ishin edhe disa anëtarë të Komisionit komunal për ndryshimin e statutit, zyrtarë komunal dhe të tjerë.