Republika e Kosoves

Viti

Fillojnë punimet në rrjetin e ujësjellësit në fshatin Potgorcë gjithashtu po vazhdojnë punimet në sigurimin e ujit në fshatrat e tjera

2020/05/15 - 2:59

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar sot fshatin Potgorcë, ku kanë filluar punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit por edhe fshatin Letnicë ku janë duke vazhduar punimet në sigurimin e ujit të pijes. Bëhet më dije se këto projekte janë bashkëfinancim i Qeverisë së Zvicrës dhe Kosovës dhe në participim të komunës së Vitisë, kurse implementimi i tij është duke u bërë nga DORSCH/CDI. Kryetari Haliti theksoj se punimet në shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit pritet së shpejti të fillojnë edhe në fshatin kufitar Debelldeh ndërkaq janë duke vazhduar punimet edhe në fshatin Stubëll. Ndërkaq më parë në kuadër të këtij bashkëpunimi është bërë edhe ndërrimi i gypit të asbest betonit nga ujësjellësi i Letnices. Ndërkaq banorët e fshatrave Potgorcë dhe Letnicë mirëpritën punimet për sigurimin e ujit të pijes duke falënderuar për këtë kryetarin Haliti si dhe qeverinë e Zvicrës dhe të Kosovës.