Republika e Kosoves

Viti

Gjashtë shkolla fillore pjesë e projektit të përbashkët  “Komuniteti i të mësuarit së bashku” të titulluar “Bleta e Vitisë”

2018/12/27 - 12:55

Në sallën e koncerteve të Shtëpisë së Kulturës “Gursel e Bajram Sylejmani” në Viti, është mbajtur të mërkurën një program i përgatitur nga nxënësit e gjashtë shkollave fillore të komunës së Vitisë, e të cilat janë përfituese  të një  projekti të përbashkët që përkrahet nga GIZ-i gjerman. Në emër të Institucioneve komunale, hapjen e këtij programi e bëri drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, e cila edhe theksoi  përkushtimin institucional që po bënë në ngritjen e  cilësisë në shkolla dhe mbështetjen e projekteve  arsimore.  Ky organizim  ishte në kuadër të projektit “Komuniteti i të mësuarit së bashku” i titulluar si ”Bleta e Vitisë”, që ka filluar të implementohet 3 muaj më pare në komunën e Vitisë. Projekti në fjalë, përfshin 6 shkolla dhe në këtë grup bëjnë pjesë drejtoret dhe mësimdhënësit e këtyre shkollave, të cilët me vetiniciativë dhe në përkrahje të Organizatës gjermane GIZ, janë pajtuar që për një periudhë tri vjeçare, të mësojnë së bashku përmes shkëmbimit reciprok të përvojave dhe praktikave te mira në fusha të ndryshme në ngritjen cilësisë së shkollës. Rreth ecurisë dhe planeve që parashihen të realizohen në kuadër të këtij programi, foli drejtoresha e  shkollës fillore ”Skender Emërllahu” të fshatit Ramjan Vjollca Zejnullahu, njëherit përfaqësuese  e gjashtë shkollave.  Shkollat e përfshira në këtë program janë shkollat “Dëshmorët e Vitisë”-Viti, “Kenan Halimi”- Skifteraj, “Ndre Mjedja”-Kabash, “Ahmet Hajdari”- Beguncë, “Skender Emërlahu”- Ramjan dhe “Nijazi Rexhepi”- Sllatinë e Epërme. Peër të pranishmit, në pjesën e dytë u shfaq një program artistik i përgatitur nga nxënësit e këtyre shkollave.