Republika e Kosoves

Viti

Gjatë 24 orëve të fundit Vitia pa asnjë rast pozitiv me Covid 19!

2020/09/10 - 10:58

Për gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast me Covid 19 në komunën e Vitisë, u than ë takimin e sotëm të Komitetit Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim. Në bazë të statistikave të këtij komiteti, që nga rasti i parë më 13 mars, komuna e Vitisë ka të evidentuar 374 raste pozitive nga 783 të testuar dhe prej tyre, janë 280 të shëruar. Momentalisht, në këtë komunë vazhdojn të jenë 67 raste aktive. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka theksuar se i gjithë fokusi kohët e fundit është tek përgatitjet e fillimit të vitit shkollor, në mënyrë që gjithçka të jetë gati për të hënën. Edhe komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se situata është nën kontroll dhe e menaxhuar.