Republika e Kosoves

Viti

Institucionet komunale dënojn aktin vandal ne shkollën fillore në Binqë

2020/12/23 - 10:27

Është sulmuar nga persona të panjohur shkolla multietnike në fshatin Binqë, me që rast i janë thyer xhamat. Këtë akt të shëmtuar mbi institucionin shkollor, që konsiderohet edhe si shembull i bashkëpunimit ndëretnik, ku mësimet i ndjekin bashkërisht nxënësit shqiptar e serb, e kanë dënuar Institucionet komunale dhe drejtoria për Arsim në Viti. Aktet e tilla të shëmtuara, nuk i kontribuojn mirëqenies qytetare dhe dëmtojn proceset e gjithmbarshme. Si të tilla janë të papranueshme e të patolerueshme. Andaj kërkojn nga organet e rendit që sa më parë, personat e përfshirë në këtë sulm, të përballen me drejtësinë.