Republika e Kosoves

Viti

Ka filluar asfaltimi i rrugës Lubishtë-Beguncë

2018/07/12 - 2:13

Në një gjatësi prej 1 kilometër e gjysmë, ka nisur asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Lubishtë me atë të Beguncës. I pranishëm në ceremonin e fillimit të punimeve në asfaltimin e kësaj rruge, ishte edhe kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili ka uruar banorët e të dyja lokaliteteve për këtë projekt, që do të ndikoj në lehtësimin e qarkullimit të tyre.