Republika e Kosoves

Viti

KKMSH: Komuna e Vitisë me 137 raste aktive nga virusi COVID-19, qytetarëve ju bëhet thirrje për kujdes

2020/12/14 - 12:31

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH), ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt në të cilën është diskutuar mbi gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti bëri me dije se deri me tani janë 137 raste aktive të qytetarëve të prekur me virusin COVID-19. Ai ka shfrytëzuar rastin që të ju shpreh ngushëllime të gjithë atyre që kanë humbur anëtarët e familjes nga ky virus. Kryetari Haliti gjithashtu kërkoj nga qytetarët që të respektojnë udhëzimet e ekspertëve të mbajnë distancë, të mbajnë maska dhe të kujdesën për higjienën personale duke potencuar se duke ruajtur vetën ata ruajnë edhe të tjerët. Ai bëri me dije se Komuna e Vitisë po vazhdonë me masa parandaluese kundër përhapjes së këtij virusi. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, theksoj se pas vendimit të fundit të Ministrit të Shëndetësisë orari i kufizimit të lëvizjes është larguar në Viti. Megjithatë ai theksoi se Policia në bashkëpunim me Inspektoratin po vazhdojnë me shqiptimin e gjobave ndaj atyre që nuk respektojnë vendimet kundër përhapjes së virusit. Ndërkaq Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, bëri me dije se 24 mësimdhënës dhe 2 nxënës janë të prekur nga virusi COVID-19.