Republika e Kosoves

Viti

KKSHE kërkon mobilizim nga të gjithë akterët për fillimin e vitit të ri shkollor

2020/08/31 - 11:01

Në mbledhjen e rregullt të Komitetit Komunal për Shpëtim dhe Emergjencë, është vlerësuar se ka rënie të numrit të rasteve aktive, pra momentalisht komuna e Vitisë ka 52 raste aktive. Kryetari i komunës Sokol Haliti, ka shpreh falenderim për policinë e inspektoratin për përkushtimin e tyre në zbatimin e masave, por edhe ka falenderuar qytetarët që po respektojn rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Ai tha se do të vazhdohet me dezinfektim, klorifikim, por edhe të fillohet me dezinsektim. Ndërkohë ka kërkuar një përkushtim më të madh në përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor dhe të ndërmerren gjitha masat që mos të ketë shfaqje  të rasteve të tw infektuarëve, që ndikojn në ndërprerje të mësimit. Komandanti i stacionit policor në Viti, kapiten Afrim Halili, ka bërë të ditur se 2 pjestar të policisë kane rezultuar pozitiv gjatë ditës së djeshme. Ai tha se rrezik për raste të mundshme mund të ketë me fillimin e vitit të ri shkollor, gjë që duhet një mobilizim i gjithmbarshëm. Sa i përket respektimit të masave, kapiteni Halili tha se kemi shqiptuar gjoba, me qenë se vetëdija qytetare në zbatimin e këtyre masave është e kënaqshme. Kurse drejtori i Inspekcionit Skender Ahmeti, njoftoi se inspektorët janë në teren, në inspektimin e e bizneseve për të parë se sa po respektohen masat dhe deri më tani gjendja raportohet të jetë e mirë dhe e menaxhueshme.