Republika e Kosoves

Viti

Komiteti për Politikë dhe Financa mbajti mbledhjen e 8 të rregullt

2020/11/27 - 2:17

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur sot mbledhjen e tetë të rregullt. Me këtë rast Kryesuesi I Kuvendit Komunal të Vitisë, njëherit kryesues i këtij takimi i ka njoftuar të pranishmit mbi vlerësimin e ligjshmërisë së akëtëve të nxjerra më pare nga Kuvendi komunal i kësaj komune. Ai ka paraqitur edhe disa të dhëna mbi gjendjen e pandemisë në këtë komunë duke shprehur edhe ngushëllimet më të sinqerta për familjarët që kanë humbur anëtarët e familjes si pasoj e virusit COVID-19. Kryesuesi Pira bëri me dije se Komuna e Vitisë po bënë përgatitjet që seanca e radhës e Kuvendit Komunal të mbahet online shkaku i gjendjes së pandemisë të krijuar nga korona virusi. Gjatë këtij takimi pas shqyrtimit të pikave të rendit të ditës anëtarët e KPF kanë paraqitur edhe vërejtët dhe sugjerimet e tyre mbi pikat e parapara. Megjithatë me shumicë votash kanë kaluar këto pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë dhe Financa.
2. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për këshillat e fshatrave.
3. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e ndryshim plotësimit të Propozim rregullores për taksa, ngarkesa dhe gjoba Nr. 01-110/05-920 e datës 01.10.2020.
4. Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim vendimit për themelimin e vend gjuetisë së përbashkët në Komunës së Vitisë.
5. Propozim për ndryshim plotësim të vendimit me Nr.01-111/01-1055, i datës 29.10.2020, për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash.
6. Propozim për shfuqizimin e vendimit me Nr. 02-110/05-1052 i datës 29.10.2020, për nxitjen e bashkëpunimit ndërkomunal të kryetarit të Komunës së Vitisë me komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi, bujqësi etj.
7. Propozim për shfuqizimin e vendimit me Nr. 01-110/05-1053 i datës 29.10.2020, për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për bashkëpunim ndërkomunalë me komunat e Republikës se Kosovës.
8. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Gjilanit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
9. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Ferizajt në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
10. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunat e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kaçanikut në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
11. a) Nisma për nxitjen e bashkëpunimit ndër komunal e kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. b) Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të Komunës së Vitisë me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. c) Propozim vendimin për autorizimin e kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me Komunën e Kllokotit në fushat e përgjithshme, si: infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj.
Ndërsa propozim për shqyrtimin dhe miratimin e Propozim rregullore për procedurat e brendshme për menaxhim të pasurive jo financiare është tërhequr nga rendi i ditës shkaku i një gabimi teknik në procedurat.