Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë dhe Caritasi Zviceran nënshkruajnë edhe një marrëveshje të re të bashkëpunimit në sektorin e bujqësisë

2021/01/14 - 4:18

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, Arlinda Sahiti me bashkëpunëtor kanë pritur sot në takim një delegacion nga Caritasi Zviceran, në krye me drejtorin e ri z. Gerhard Schaumberger. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti dhe Drejtori Schaumberger kanë nënshkruar një marrëveshje rreth bashkëfinancimit dhe përforcimit të akterëve të tregut, zinxhirët e vlerës për promovimin e prodhimtarisë bujqësore, përpunimet dhe zvogëlimit të varfërisë në Viti. Para nënshkrimit të këtij dokumenti kryetari Haliti, i ka njoftuar përfaqësuesit e Caritiasit Zviceran mbi mundësit që ka komuna e Vitisë në zhvillimin e të gjitha sektorëve dhe nënsektorëve bujqësore duke përmendur edhe punën që po bënë kjo komunë që të mbështes fuqishëm prodhimtarinë, përpunim, promovimin dhe shitjen e produkteve bujqësore. Ai potencoi se komuna e Vitisë e vlerëson lartë bashkëpunimin me Caritasin duke u shprehur i lumtur për vazhdimin e bashkëpunimit. Sipas kryetarit Haliti ky bashkëpunim është në interes të bujqësisë por edhe në zvogëlimin e papunësisë në Viti. Ndërkaq drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger tha se ata vlerësojnë lartë përkushtimin, sinqeritetin e Kryetarit Haliti dhe të bashkëpunëtorëve të tij në realizimin e projekteve të përbashkëta. Përndryshe kjo marrëveshje është nënshkruar për një periudhë një vjeçare me mundësi vazhdimi. Kurse edhe më parë Komuna e Vitisë ka pasur bashkëpunim me Caritasin Zviceran i cili është vlerësuar lartë nga bujqit e kësaj komune.