Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë dhe Fonacioni Kosovë-Luksemburg vazhdojn bashkëpunimin e mëtejshëm në realizim të projekteve

2020/01/31 - 11:28

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur sot në një takim udhëheqësit e Fondacionit Kosovë-Luksemburg, me të cilët ka biseduar rreth vazhdimit të projekteve, si dhe planifikimin e tyre për vitet në vijim. Haliti dhe drejtori menaxhues i Fondacionit Kosovë-Luksemburg, Fisnik Beqiri, kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për ndryshimin e kohëzgjatjes   së marrëveshjes nga 31 dhjetori 2019 deri më 31 dhjetor 2020. Kryetari Haliti,  në emër të Institucioneve komunale të Vitisë, ka falënderuar përfaqësuesit e këtij fondacioni për kontributin dhe bashkëpunimin tejet të mirë që kanë pasur, në realizim të projekteve të deritanishme, si dhe ka premtuar se do të vazhdoj bashkëpunimin edhe më tej.