Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë dhe GIZ nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për menaxhim të mbeturinave

2019/05/07 - 9:21

U nënshkrua  marrëveshje  mirëkuptimi në mes të kryetarit të komunës së Vitisë dhe përfaqësuesve të  Shoqërisë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ. Qëllimi i kësaj marrëveshjeje është që të sigurohet bashkëpunimi i dakorduar dhe i ngushtë midis palëve nënshkruese. Kjo marrëveshje parasheh bashkëpunim në fushat e planifikimit të menaxhimit të mbeturinave të ngurta, që përfshinë  hartimin e Planit Komunal të Menaxhimit të Mbeturinave, hartimin e rregullores komunale për menaxhim të mbeturinave,  krijimin e një sistemi për mbledhjen e mbeturinave të ndërtimit dhe rrënimit dhe  fraksioneve të mbeturinave për tu ndarë. Gjithashtu, parasheh reforma institucionale dhe administrative, që përfshijnë modelin e operatorit,  krijimin e një njësie/emërimin e një zyrtari për menaxhim të mbeturinave dhe  përforcimin e inspektoratit.