Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë liron nga pagesa shfrytëzuesit e hapësirave publike për periudhën kohore mars, prill dhe maj

2020/05/07 - 1:29

Kuvendi Komunal i Vitisë, ka mbajtur sot një seancë të jashtëzakonshme, nëpërmjet së cilës janë shqyrtuar disa propozim vendime, e ndër to,  edhe ajo bartjes së mjeteve vetanake të vitit 2019 në vitin 2020.

Fillimisht, në këtë seancë, zv kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka njoftuar këshilltarët rreth siatuatës së pandemisë Covid 19 në komunën e Vitisë, ku nga 53 të infektuar sa ishin gjithsejt në këtë komunë, deri më sot janë  shëruar 42 persona. Ai tha se janë në koordinim më IKSHP-në dhe kërkoi nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm e të zbatojn masat mbrojtëse që janë kërkuar nga ky institucion. Sa i përket pikës së parë të rendit të ditës së propozim vendimit për bartjen e mjeteve nga të hyrat vetanake të vitit 2019 në vitin 2020, drejtori i Drejtorisë për Financa dhe Zhvillim Ekonomik Ibrahim Rama, prezantoi  ndarjen e shumës prej 145.262 euro të mbetura nga viti paraprak, e të cilat do të ndahen nëpër kategori. Ndonëse u kundërshtua nga këshilltarët e opozitës, megjithatë gjeti mbështetjen e shumicës së këshilltarëve dhe kjo u aprovua. Gjithashtu, Kuvendi miratoi  propozim vendimin për rritjen e buxhetit komunal nga të hyrat vetanakë të vitit 2019, propozim vendimin për ndarjen e mjeteve nga projekti në projekte të bashkëfinancimit, si dhe propozim vendimin për lirimin nga pagesa e shfrytëzuesve të hapësirave publike për periudhe kohore Mars, Prill, Maj. Në rend dite, për këtë seancë, këshilltarët u dakorduan që të hyjë edhe propozim vendimi për ndarjen e lokacionit për ndërtimin e ambulantës në fshatin Tërpezë, me që është projekt i një donatori të huaj, propozim ky që u miratua njëzëri nga kuvendarët. Poashtu, është formuar edhe një komision nga anëtarët e Kuvendit për mbikqyrjen e procesit të shpëndarjes së pakove ushqimore nga Komuna e Vitisë, për familjet në nevojë.