Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë shënon Ditën Botërore të Diabetit me matje të sheqerit dhe këshillime në qendër të Vitisë dhe të Pozheranit

2018/11/14 - 3:34

Me rastin e 14 Nëntorit-Ditës Botërore të Diabetit sot në qendër të qytetit të Vitisë dhe të Pozheranit është bërë matja e sheqerit në gjak me kalimtarë të rastit. Gjithashtu qytetarët janë njoftuar edhe mbi mënyrën të ushqyerit të shëndetshëm si dhe ju janë shpërndarë broshura informative mbi këtë sëmundje me qëllim të uljes së rrezikut nga diabeti. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Basri Aliu, Drejtor për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale kanë vizituar ekipin mjekësor të cilët po shënonin këtë ditë në qendër të qytetit dhe u njohën mbi rezultatet të nxjerra nga matjet që janë bërë sot tek kalimtarët e rastit.