Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë vazhdon me përkujdesin shëndetësor e moshuarave në fshatin Letnicë

2019/07/03 - 1:58

Një ekip shëndetësore sot ka qëndruar në fshatin Letnicë të Vitisë, saktësisht në ambulanten e fshatit, ku janë kontrolluar pacientët e rastit. Dr. Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, bënë me dije se me këtë rast pos vizitave mjekësore pacienteve të këtij fshati të cilët janë kryesisht të moshës së shtyrë e të komunitetit kroat j ju është dhe edhe terapia e nevojshme. Përndryshe Komuna e Vitisë edhe në të shkruarën është interesuar për të moshuarit e këtij lokaliteti duke ju ofruar ndihma dhe shërbimet e nevojshme shëndetësore. Drejtoresha Kadolli-Halili potencoi se vizitat e tilla shëndetësore do të vazhdojnë edhe në të ardhmen në këtë lokalitet duke ditur nevojën të cilën kanë banorët e saj për shërbime shëndetësore.