Republika e Kosoves

Viti

Komuna e Vitisë vazhdon me vizita mjekësore në të gjitha shkollat e saj

2019/05/07 - 10:51

Komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Drejtorinë Komunale të Arsimit, kanë vazhduar sot me programin e vizitave mjekësore në shkollat e kësaj komune. Me këtë rast stafi mjekësor i QKMF-së, ka bërë sot kontrolla mjekësore me nxënësit e klasës së pestë të shkollës fillore të mesme të ulët “ Dëshmorët e Vitisë” në Viti. Fatbardha Emini, Drejtoresh për Arsim në Viti, bëri me dije se ky projekt i Komunës së Vitisë, po vazhdon edhe gjatë këtij viti por me format tjetër. Ajo tha se vizita të tilla mjekësore do të bëhen në të gjitha shkollat e kësaj komune, kryesisht me nxënësit e klasave të pesta dhe më këtë sipas saj synohet që të kenë një kujdes të veçantë për nxënësit e kësaj komune. Ndërkaq, Drejtoresha e QKMF-së, Vjollca Kadolli-Halili i njoftoj nxënësit rreth kontrollova rutinë mjekësore, përfshirë këtu edhe nga stomatologu i kësaj qendre mjekësore. Ajo tha se këto kontrolla do të bëhen në anonimitet të plotë dhe me pëlqimin e prindërit apo kujdestarit. Përndryshe vizitat të tilla mjekësore nga stafi i QKMF-së së Vitisë, do të bëhen këtë vit vetëm me klasat e pesta, ku do të maten 30 parametra shëndetësorë si dhe kontrolla detale e dhëmbëve .Vizita e rregullt sistematike planifikohet të bëhet në vazhdimësi, duke përfshirë edhe nxënësit e klasave të para dhe të nënta në të ardhmen. Sot nxënësit vitias i ka vizituar edhe Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Basri Aliu.