Republika e Kosoves

Viti

Komuna rrit subvencionet në bujqësi për 150 %

2020/06/18 - 10:44

Në ceremoninë e shpërndarjes së fidaneve të dredhzës sot në Viti, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka bërë të ditur se në bazë të kërkesave të fermerëve për interesim në kultivimin e bletarisë, pemtarisë, perim kulturës, blegtorisë etj, ka rritur buxhetin e subvencioneve për 100 mijë euro apo shprehur në përqindje për 150%, krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë sot, u bë shpërndarja e fidaneve të dredhzës për 7 fermerë të komunës së Vitisë, të cilët janë përfitues të projektit të përbashkët mes komunës së Vitisë, Caritasit zviceran dhe me participim të fermerëve. 3 nga këta përfitues do të mbjellin nga 20 ari sipërfaqe me fidane të dredhzës dhe 4 me nga 10 ari. Ditë më parë, këta fermerë janë pajisur me sistemin e ujitjes me rrethoja dhe elementet tjera.