Republika e Kosoves

Viti

KPF mbajti mbledhjen e pestë të rregullt

2020/07/23 - 1:37

Komiteti për Politikë dhe Financa (KPF), ka mbajtur sot mbledhjen e pestë të rregullt të këtij viti. Gjatë kësaj mbledhje janë shqyrtuar gjithsej 14 pika të ndryshme. Megjithatë me theks të veçantë është diskutuar për pasqyrat financiare të buxhetit komunal për periudhën janar- qershor 2020.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira i ka njoftuar fillimisht anëtarë e këtij lidhur me gjendjen e pandemisë në këtë komunë , në fakt ai ka paraqitur statistikat e ofruar nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, lidhur me numrin e personave të prekur, shëruar dhe të vdekur nga virusi COVID-19. Kryesuesi Pira tha se në emër të Kuvendit Komunal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për personat që kanë vdekur e që ishin prekur me Koronavirus ndërkaq për të infektuarave ai ju urojë shërim të shpejt. Ai ka shprehur edhe ngushëllimet për vdekjen e mjekut familjare në Viti, z. Fadil Zuka. Ndërkaq Ibrahim Rama, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, duke prezantuar financiare për periudhën janar- qershor 2020 potencoi se gjendja e pandemisë ka ndikuar edhe në buxhetin komunal, në veçanti në inkasimin e të hyrave. Ai ka folur edhe rreth shpenzimit të buxhetit në kategoritë e ndryshme ekonomike si dhe rreth përgatitjeve për hartimin e buxhetit për vitin në vijim. Ndërkaq anëtarët e këtij komiteti kërkuan sqarime për shpenzimet në kategoritë e ndryshme ekonomike. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zv. Kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i cili ka folur në emër të qeverisjes komunale të Vitisë, duke dhënë edhe sqarime për çështje të ndryshme.
Ndërkaq gjatë këtij takimi janë shqyrtuar edhe këto pika:
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa.
Propozim vendim për shpalljen në diskutim publik propozim rregulloren për taksa , ngarkesa dhe gjoba për vitin 2021.
Propozim vendim për shpalljen në diskutim publik propozimin e rregullores për ndryshimin e rregullores për Tatimin në Pronë të Komunës së Vitisë për vitin 2021.
Propozim vendim për formimin e komisionit vlerësues dhe zbatimin e proceduarave për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim.
Propozim vendim paraprak për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale përmes ankandit publik.
Propozim vendim për shfuqizimin e vendimit për caktimin e lokacionit për ndërtimin e ambulantes shëndetësore në fshatin Tërpezë të datës 07.05.2020, me nr.02-035/02-366.
Propozim vendim për plotësim ndryshimin e vendimit nr.01-110/05-370 të datës. 08,05,2020 për caktimin e lokacionit për ndërtimin e ambulancës shëndetësore në Tërpezë.
Propozim vendim për caktimin e komisionit për intervistimin, vlerësimin , poentimin e kandidatëve të cilët kanë konkurruar në konkurset publike për pozitat Drejtor, zv. Drejtor të shkollave fillore- mesme dhe Çerdhes së fëmijëve të komunës së Vitisë .
Propozim vendim për miratimin e rregullores për menaxhimin e mbeturinave.
Propozim vendim për miratimin e draft planit komunal për menaxhimin e mbeturinave të komunës së Vitisë 2020-2025.
Propozim vendim – Plani Komunal i veprimit për Eficencë të Energjisë (PKVEE) 2019-2021 13.
Informatë për përfundimin e vitit shkollor 2019-2020 nga DKA- Viti. Ndonëse ishte e paraparë të paraqitet edhe një Raport i prokurimit dhe kontratave të nënshkruara për gjashtë mujorin e vitit 2020 nga Zyra Komunale e Prokurimit me kërkesën e anëtarët të KPF-së, Bekim Azizi dhe me votën e shumicës nuk është shqyrtuar duke kërkuar plotësimin e tyre me të dhëna shtesë.