Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Viti

KPF mbajti mbledhjen e VII-të të rregullt

2020/10/20 - 2:22

Është mbajtur sot mbledhja e shtatë e Komitetit për Politikë e Financa, me që rast janë shqyrtuar një varg pikash të rendit të ditës të parapara për këtë mbledhje, të cilat me pas edhe janë aprovuar dhe proceduar për seancën e Kuvendit Komunal. Ndër pikat që më së shumti u diskutua në këtë mbledhje, ishte ajo e pasqyrave financiare të buxhetit komunal për periudhën janar-shtator 2020. Ndërkohë që anëtarët e KPF-së, aprovuan pikat e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik të propozim rregullore për përkujdesjen dhe mbrojtjen e fëmijës, propozim vendimi për formimin e komisionit për shqyrtimin e ankesave të ankandit publik për dhënien e pronës në shfrytëzim afatshkurtër dhe afatgjatë, propozim vendimi për dhënien në shfrytëzim të Pronës Komunale NPSH “ARENA SPORT” në Kabash, pastaj nisma për nxitjen e bashkëpunimit nder komunal e kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit të nismës së kryetarit të komunës së Vitisë me Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj, propozim vendimin për autorizimin e Kryetarit të Komunës së Vitisë për të filluar konsultimet me   Komunat e Republikës së Kosovës në fushat e përgjithshme si infrastrukturë rrugore, ekonomi bujqësi etj. Njëkohësisht u dha një informatë lidhur me Raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Komunës së Vitisë për vitin e përfunduar me 31.12.2019, u prezantua plani i Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të dhëna në Raportin e Auditimit nga zyra Kombëtare e Auditimit për Vitin 2019, një informatë e prokurimeve dhe kontratave të nënshkruara për nëntëmujorin 2020, si dhe një informatë për raportin e performances për vitin 2019 të Komunës së Vitisë.