Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti dhe Ministrja Dumoshi biseduan për bashkëpunimin e MKRS-së dhe Komunës së Vitisë

2020/10/19 - 1:46

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtori i DKRS-së në Viti, Milot Lala janë pritur sot në takim nga Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi dhe zëvendësi i saj, Engelbert Zefa. Gjatë këtij takimi ata kanë bashkëbiseduar për projektet të përbashkëta në fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, që janë duke u realizuar në Viti. Gjithashtu u bë me dije se ata kanë biseduar edhe për  mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të Ministrisë dhe Komunës në projektet e tjera gjatë  vitit 2021, konkretisht përfshirjes së tyre në planifikim të buxhetit për vitin në vijim.  Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, potencoi se komuna e Vitisë, ka talente të shumtë në fushat e ndryshme në veçanti edhe në disiplinat sportive duke potencuar nevojën e  krijimit të sa më shumë hapësirave për zhvillimin e aktiviteteve. Ai falënderoj këtë ministri për bashkëpunimin me komunën e Vitisë dhe potencoi se ky bashkëpunim i mirë duhet të vazhdoj edhe në vitin në vijmë pasi që është në interes të kulturës, rinisë dhe sportit. Edhe Ministrja Dumoshi potencoi se kjo ministri do të shikoj të gjitha mundësitë që të përkrahë komunën e Vitisë me projekte konkrete.