Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti nderohet me mirënjohje nga “Jeta në Kosovë”

2020/12/24 - 12:49

Kryetari Komunës së Vitisë, Sokol Haliti është nderuar sot me mirënjohje nga përfaqësuesit të emisionit “Jeta në Kosovë” që menaxhohet nga gazetarja e njohur vendore Jeta Xharra. Gjatë dhënies së kësaj mirënjohje u bë me dije se kjo ajo ju dha kryetarit Haliti për bashkëpunim në informimin e qytetarëve për qeverisjen komunale, transparencës si dhe pjesëmarrjen në debatet të organizuar në emisionin “Jeta në Komunë”. Kryetari Haliti falënderoj ekipin “Jeta në Kosovë”, portalin kallxo.com dhe të gjitha portalet dhe platformat e tjera që ndërlidhën me ta , për punën, angazhimin dhe bashkëpunimin me këtë komunë. Ai e ka cilësuar këtë mirënjohje si një ndër më të çmuara për të pasi që sipas tij vjen prej kritikuesve më të mëdhenj në vend. “Dua të ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë me komunën e Vitisë. Ndonëse gjatë këtij viti kemi pasur sfida shkaku që komuna e Vitisë është komuna e parë e prekur nga virusi COVID-19, megjithatë ne kemi arritur të përmbushim një numër të madh të premtimeve që ju kemi dhënë qytetarëve. Mirënjohja që e pranova sot për mua është ndër më të çmuara pasi që vjen nga njëri ndër kritikuesit më të mëdhenj në vend. Përkundur disa kritikave që kemi pranuar ne jemi të hapur për bashkëpunim me të gjithë, do të jemi transparentë dhe do të synojmë të vazhdojmë të punojmë me përkushtim të lartë në arritjen e objektivave tona në të mirën e qytetarëve” u shpreh kryetari Haliti.