Republika e Kosovës
Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti priti në takim humanistin Kuvajtian z. Mahmoud Al Najadi, u fol për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit dhe realizimit të projekteve

2020/11/11 - 2:29

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur sot në takim z. Mahmoud Al Najadi nga shoqata “Komiteti për Evropë dhe Amerikë për Ballkan”, dhe drejtorin e Shoqatës Ekonomike Kulturore “Qëndresa Kosovare” Islam Cakaj, Gjatë këtij takimi është biseduar për mundësitë e bashkëpunimit të këtyre shoqatave me komunën e Vitisë, konkretisht të ofrimit të mbështetjes së donacioneve nga populli Kuvajtian dhe atë në fushat e ndryshme si: sociale, shëndetësore, ekonomike, arsimore dhe të tjerë.
Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti ka falënderuar z. Al Najadi dhe të gjithë popullin bamirës të Kuvajtit që japin donacione për realizimin e projekteve të ndryshme në interes të qytetarëve. Ai tha se në kuadër të bashkëpunimit të komunës së Vitisë me shoqatën “Qëndresa Kosovare” gjatë këtij viti kanë nisur punimet në ndërtimin e objektit të ri të ambulantes në Terpezë, projekt ky që bashkëfinancohet edhe nga komuna e Vitisë. Ndërkaq z. Al Najadi potencoi se ai është shumë i kënaqur që gjendet në Viti, në veçanti edhe për mundësinë që ju jepet bamirësve për t’a mbështetur këtë komunë dhe banorë e saj. Ai shtoj se qëllimi i këtij takimi është që ata të njihen me nevojat që ka kjo komunë dhe mundësisë së përkrahjes nga donacionet e popullit Kuvajtian. Përndryshe Kryetari Haliti gjatë këtij takimi ka shpalosur disa nevoja që ka kjo komunë për investime dhe atë në fushat e ndryshme. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti i ka ndarë një falënderim z. Najadi për kontributin e dhënë në fillimin e punimeve për ndërtimin e objektit të ri të ambulantes në Terpezë dhe falënderoj të gjithë donatorët që po e jetësojnë realizimin e këtij projekti në fushën e shëndetësisë.