Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti priti në takim komandantin e  KFOR-it kolonel Daniele Bajata

2018/06/29 - 2:37

Kryetari i Komunës , Sokol Haliti ka pritur në takim komandantin e ri të Detashmentit të Përbashkët Rajonal të KFOR-it, kolonel Daniele Bajata, me të cilin ka biseduar për sigurinë në vend dhe zhvillimet e përgjithshme në komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi, kolonel Bajata i shoqëruar nga ushtarak të KFOR-it, është informuar nga kryetari Haliti  për gjendjen e përgjithshme në Komunën e Vitisë. Kryetari Haliti  dhe koloneli Bajata, kanë ritheksuar vazhdimin e bashkëpunimit në mes institucioneve lokale dhe paqeruajtësve të KFOR-it. Haliti  ka falënderuar kolonel Bajata për vizitën dhe ka thënë se proceset me të cilat ka ecur Vitia deri me tani, do të jenë edhe ne të ardhmen prioritet.