Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti priti në takim mysafir dhe ansamble nga shtetet e ndryshme të botës, që po marrin pjesë në festivalin ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat” në Viti

2022/05/20 - 11:03

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi “ nga Vitia në krye me Arsim Abazin, kanë pritur sot në takim përfaqësuese dhe mysafir të shteteve të ndryshme të cilët po marrin pjesë në festivali ndërkombëtar “N’Karadak krisin tupanat” që po zhvillohet këto ditë në qytetin e Vitisë, nën organizimin e A.K.V “Kemaj Azizi” me sponsor të ndryshëm, në mesin e tyre edhe komuna e Vitisë. Ky festival po mbahet në Viti edhe nën përkrahjen e Organizata Ndërkombëtare e Organizimit të Festivaleve Folklorike (CIOFF), anëtar i se cilës është edhe ky ansambël nga Vitia. Përndryshe organizata CIOFF sipas tyre është partnere e Organizatës për Edukim, Shkencë dhe Kulturë e Kombeve të Bashkuara (UNESCO).
Me këtë rast kryetari Haliti, fillimisht i ka njoftuar atë rreth zhvillimeve të gjithmbarshme në komunën e Vitisë dhe më pas ju ka dëshiruar mirëseardhje të gjithë mysafirëve në Viti, duke ju uruar qëndrim të këndshëm. Ai gjithashtu e ka çmuar lartë kontributin e A.K.V “Kemajl Azizi” në Viti .
“Ju dëshiroj mirëseardhje secilit prej jush që sot jeni pjesë e kësaj ngjarje të madhe e cila po zhvillohet në qytetitn tonë. Për ansamblin tonë unë kam vetëm një fjalë, ai është krenaria jonë, jo vetëm e qytetit tonë por edhe e gjithë Kosovës”, u shpreh kryetari Haliti.
Ndërkaq Anna Maria Bolieau, përfaqësuese e sektorit të Evropës Jugore nga CIOFF tha se edhe ata janë të nderuar që të kenë në gjirin e saj A.K.V “Kemajl Azizi”, si anëtare e CIOFF-it me të drejtat e barabarta si çdo anëtarë tjetër. Gjithashtu ajo çmoj lartë edhe kontributin e drejtorit ekzekutiv të këtij ansambli, Arsim Abazi që po bënë si anëtar në këtë organizatë me bashkëpunëtorët e tij. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti, ka pranuar nga znj. Bolieau, një mirënjohje. Ndërkaq edhe i pari i komuës, ndau nga një falënderim secilit përfaqësues. Përndryshe në këtë festival i cili do të zgjasë disa ditë pritet pritet të marrin pjesë mysafir dhe ansamble nga shtet e ndryshme të botës si: Zvicëra, Austria, Maqedonia e Veriut, Mali Zi, Bullgaria dhe të tjerë.