Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të Forumit Kosovar për Aftësi të Kufizuara dhe Ekipin Vlerësuese Komunale për Fëmijët me Nevoja të Veçanta

2020/07/03 - 11:29

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Vitisë, Naim Pira kanë pritur sot në takim përfaqësues nga “Forumin Kosovar i Aftësisë së Kufizuar” dhe ekipin vlerësues të komunës, ku kanë diskutuar për nevojat e ekipit vlerësues për personat me aftësi të kufizuara në veçanti rreth çështjes së edukimit gjithëpërfshirës të fëmijëve me aftësi të kufizuara.

Kreu i kësaj komune, Sokol Haliti, i njoftoj ata mbi punën që po bënë kjo komunë për të gjithë qytetarët e kësaj komune, në veçanti për personat me aftësi të kufizuara, përfshirë këtu edhe hartimin e dokumenteve të nevojshme për implementimin e punëve që ndërlidhën me ta.
“ Ne kemi investuar shumë në arsim, kemi bërë digjitalizimin e shkollave dhe po punojmë në krijimin e kushteve sa më të mira për të gjithë nxënësit. Natyrisht se fëmijëve me aftësi të kufizuara I kushtojmë më shumë vëmendje me qëllim që ata të kenë më të lehtë procesin mësimor” u shpreh Kryetari Haliti. Kurse Saranda Uka, përfaqësuese e Forumit Kosovar i Aftësisë së Kufizuar, ndër tjerash në këtë takim ka folur edhe për plotësimin e Ekipës Vlerësuese Komunale për fëmijët me nevoja të veçanta sipas udhëzimeve administrative. Ndërkaq lidhur me punën e këtij ekipi ka folur Shqipe Rexhepi, Psikologe në Drejtorinë Komunale të Arsimit, njëherit edhe Koordinatore e ekipit vlerësues komunal për fëmijët me nevoja të veçanta. Ndërkaq në këtë takim kanë marrë pjesë edhe zyrtarët komunal, Ibadete Hyseni dhe Heset Ukshini si dhe ish drejtori i drejtorisë së Arsimit në Viti, Qahil Sinani.