Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Haliti vizitoi punimet në shkollën e Sllatinës së Poshtme, gjithashtu po punohet edhe në shkollën e Zhitisë

2020/07/15 - 1:49

Në kuadër të Projektit për Efiçencë të Energjisë në fshatin Sllatinë të Poshtme dhe Zhiti të Komunës së Vitisë po zhvillohen disa punime. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka vizituar nga afër punimet në objektin shkollor në fshatin Sllatinë të Poshtme. Sipas zyrtarit Komunal, Xhelal Musa, investimet po bëhen nga Ministria për Zhvillim Ekonomik të Republikës së Kosovës dhe atë në kuadër të projektit për Efiçencë të Energjisë. Sipas tij në Sllatinë do të bëhen punime në rregullimi e kulmit të shkollës, izolimi i jashtëm, rregullim dhe izolimi mbi plafon dhe ndërrimi i 14 dritareve. Ndërkaq sipas tij në fshatin Zhiti do të bëhet Izolimi i jashtëm si dhe vendosja e kaldajës së re për ngrohje qendrore.