Republika e Kosoves

Viti

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar të gjithë qytetarët e kësaj komune Vitin e Ri 2022.

2021/12/31 - 1:04

“Të nderuar qytetarë të Komunës sonë, përmes këtij urimi dëshiroj të shpreh urimet më të sinqerta për të gjithë ju. Viti që po e lëmë pas është karakterizuar me shumë të arritura por edhe me sfida shkaku i pandemisë globale të shkaktuar nga virusi Covid-19. Megjithatë ne po e përmbyllim këtë vit në mënyrë të suksesshëm në të gjitha sferat e jetës për qytetarët e komunës sonë, prandaj kemi edhe një arsyeje më shumë që të kremtojmë këtë festë. Ky sukses ka qenë i mundur falë besimit dhe bashkëpunimit të sinqertë të komunës sonë me partnerët vendor dhe ndërkombëtar por edhe me njerëz të vullnetit të mirë të cilët e duan vendin e tyre. Urojë që edhe viti që po vjen të jetë edhe më i suksesshëm ”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti në urimin e tij.