Republika e Kosoves

Viti

Kryetari Sokol Haliti vizitoi punëtorët e sektorit publik të komunës së Vitisë

2022/07/13 - 10:08

Për të parë nga afër punën dhe shërbimet që po kryhen ndaj qytetarëve nga shërbyesit civil, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka vizituar sot shërbyesit civil të administratës që nga Agjencia (Qendra) e Regjistrimit Civil, ofiçarisë, gjeodezisë dhe kadastrit, në Viti.

Kryetari Haliti, i ka përgëzuar shërbyesit civil për punën e mirë që janë duke e bërë, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më të mira për qytetarët, e në veçanti në këtë periudhe, ku komuna e Vitisë ka fluks të madh të mërgimtarëve, dhe i ka inkurajuar ata ,që ta shtojnë vëllimin e punës të ju gjinden sa më afër qytetarëve të cilët ju ofrohen sporteleve të këtyre sektorëve për paisje me dokumente të ndryshme.

“Gjatë kësaj periudhe, bashkarisht do ti kushtojmë kujdes të veçantë shërbimeve për qytetarët, në veçanti bashkatdhetarëve, nëpërmjet komunikimit korrekt dhe transparent lidhur me përshpejtimin e procedurave administrative dhe shtimin e kapaciteteve për kryerjen e shërbimeve administrative të qytetarëve të komunës së Vitisë”, u shpreh Haliti.

Në anën tjetër shërbyesit civil kan bërë me dije se e vetmja pengesë në kryerjen e punëve me efikasitet, është ndërprerja e energjisë elektrike nga kompania KEDS, të cilët me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike, janë duke e penguar punën e tyre.