Republika e Kosoves

Viti

Kuvendi Komunal i Vitisë, mbajti mbledhjen e dhjetë të rregullt

2018/10/31 - 4:00

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sot mbledhjen e dhjetë të rregullt. Në fillim të kësaj seance Kryesuesi i këtij Kuvendit, Naim Pira ka bërë me dije vlerësimin e ligjshmërisë së akteve nga mbledhja e fundit. Ai po ashtu njoftoj Kuvendin mbi ndryshimet që janë bërë në përbërjen e këtij Kuvendi, ku konkretisht tek subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, përfaqësues i grupit të këtij subjekti do të jetë këshilltari Ali Bajrami. Kryesuesi Pira gjithashtu njoftoj se Drejtoria për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë do të udhëhiqet tani nga drejtoresha, Majlinda Ostrogllava.

Në këtë seancë të Kuvendit Komunal të Vitisë, janë shqyrtuar dhe votuar me shumicë votash të gjitha pikat e parapara. Megjithatë këshilltarët e Kuvendit Komunal më së shumti kanë diskutuar mbi Pasqyrat Financiare të buxhetit Komunal për periudhën janar-shtator 2018. Lidhur me këtë pikë këshilltarët e pozitës dhe opozitës kishin mendime të ndryshme mbi realizimin e projekteve dhe të shpenzimeve të bërë gjatë kësaj periudhe. Pas kësaj pike në këtë seancë janë shqyrtuar edhe votuar me shumicë votash:
Propozim për shqyrtimin dhe miratimin e propozim vendimit për shpalljen në diskutim publik rregulloren për mbledhjen dhe shpenzimin e të hyrave vetanake nga arsimi dhe aftësimi për të rritur.
Ndërkaq në këtë mbledhje janë paraqitur edhe disa informata si:
Informatë (raport pune) nga Zyra e Personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2017.
Raport për shpërndarjen e subvencioneve nga kodi i Kryetarit të Komunës dhe nga Drejtoria për Kulturë Rini dhe Sport, Drejtoria e Bujqësisë dhe Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.
Informatë (raport) për zbatimin e planit të integritetit për Komunës e Vitisë.

Kurse jashtë rendit të ditës të paraparë por me shumicë votash është votuar edhe Propozim Vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit me nr. 01-110/05-1002 i datës: 28.09.2018 me të cilën bëhet inicimi i procedurave për dhënien në shfrytëzim të pronës komunale-Parkingjet në qytetin e Vitisë për një periudhë prej 2 viteve dhe atë përmes ankandit publik. Përndryshe gjatë kësaj mbledhje Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka falënderuar Kuvendin Komunal të Vitisë, për bashkëpunimi me qeverinë lokale në këtë komunë, duke potencuar se ata do të punojnë se bashku në mirën qe gjithë qytetarëve vitias.