Republika e Kosoves

Viti

Mbahet takimi i parë i grupit drejtues dhe punues për hartimin e Planit Emergjent për Komunën e Vitisë

2018/11/14 - 3:31

Sot në Viti janë bërë bashkë përfaqësues të institucioneve komunale të Vitisë, në krye me Kryetarin e kësaj Komune Sokol Haliti, dhe përfaqësues të Policës së Kosovës, Forcës së Sigurisë së Kosovës, Agjensionit për Menaxhimin e Emergjencave, Kryqit të Kuq, të bizneseve, shoqërisë civile dhe të tjerë dhe atë për të hartuar së bashku Planin Emergjent për Komunën e Vitisë. Gjatë këtij takimi Kryetari Haliti kërkoj nga të gjithë që të punojnë me përkushtim në hartimin e këtij plani pasi që sipas tij ai është shumë i rëndësishëm në koordinimin e të gjitha mekanizmave për të vepruar në mënyrë të drejtë në rast të ndonjë rasti emergjent. Përndryshe udhëheqës i grupit drejtues është caktuar Nexhmedin Jakupi, Drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë kurse grupi punues do ta udhëheq zyrtari komunal Naser Haziri.