Republika e Kosoves

Viti

Mësimdhënësit vitias certifikohen në fushën e matematikës dhe të vlerësimit sumativ

2019/05/08 - 2:02

Sot në Viti,  është bërë ndarja e certifikatave për mësimdhënësit të cilët kanë ndjekur trajnimet në fushën e  matematikës për klasat e para deri të pesta si dhe në fushën e vlerësimit sumativ. Me këtë rast në ceremoninë e pranim dorëzimit të këtyre certifikatave të pranishëm ishin  Kryetari  i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Drejtoresha e Arsimit në Viti, Fatbardha Emini. Të dytë i kanë përgëzuar mësimdhënësit për përfundimin me sukses të këtyre trajnimeve. Përndryshe këto trajnime janë realizuar në kuadër të bashkëpunimit të Komunës së Vitisë me GIZ-in Gjerman, Departamentit të Zhvillimi në Ministrinë e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë së Republikës së Kosovës si dhe të KCIC (Qendrës Kosovare për Bashkëpunim Ndërkombëtar).