Republika e Kosoves

Viti

Ministri Krasniqi e kryetari Haliti vizituan punimet në Zonën Ekonomike në Budrikë

2020/12/15 - 3:25

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Vesel Krasniqi, ka vizituar sot Zonën Ekonomike në Budrikë të Vitisë, ku së bashku me kryetarin e  komunës së Vitisë Sokol Halitin,  kanë inspektuar punimet që po kryhen në këtë zonë. Me këtë rast, ministri Krasniqi ka theksuar se është duke u realizuar faza përfundimtare e këtij projekti dhe se në pranverën e vitit të ardhshëm, ky projekt do të përfundoj. Gjithashtu, ai përmendi se me kryetarin Haliti janë dakorduar që të zgjerohet kjo zonë me anekse shtesë, si shkak i kërkesave të shumta që kanë paraqitur bizneset dhe ekonomitë e ndryshme për të investuar në këtë zonë. Qëllim i këtij projekti mbetet krijimi i një ambienti të volitshëm për zhvillim të bizneseve, jo vetëm të komunës së Vitisë, por edhe komunave tjera fqinje që shtrihen rreth kësaj zone”, tha Krasniqi. Ndërsa kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka përmendur angazhimet e Institucioneve lokale për realizimin e këtij projekti, por edhe planifikimet për  funksionalizimin e kësaj zone. Morëm premtime nga ministri që ky projekt të përfundojë së shpejti, por edhe për zgjerimin e kësaj zone edhe për 15 hektar të tjerë. Pengesat që kemi hasur në fillim i kemi tejkaluar dhe besojm se i gjithë projekti do të finalizohet, sipas planit të paraparë”, u shpreh kryetari Haliti.