Republika e Kosoves

Viti

Ministrja Dumoshi vizitoi Vitinë, kryetarit Haliti i jepet mbështetje për projektet në kulturë e sport

2020/07/21 - 3:33

Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, e shoqëruar me bashkëpunëtorë të saj, vizituan Komunën e Vitisë, për të inspektuar investimet që MKRS-ja po bën në këtë komunë.
Dumoshi, është pritur nga Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, i cili e ka njoftuar ministren për zhvillimin e projekteve të kulturës e sportit, të cilat mbështetet nga kjo ministri.
Gjatë kësaj vizite, Dumoshi e Haliti, kanë nënshkruar një marrëveshje të re që parasheh vazhdimin e rivitalizimit të Shtëpisë së Kulturës, një objekt ky multifunksional në qendër të qytetit.
Drejtuesit e ministrisë dhe të komunës inspektuan vendin ku po ndërtohet Palestra e Sportit në fshtin Drobesh, një investim prej mbi 1 milion euro nga ministria e Sportit.
Ministrja Dumoshi, tha se do të përkrah tutje vazhdimin e këtij investimi për të cilën tha se pret që në vitin e ardhshëm të jetë i përfunduar.
“Jemi në vizitë tek palestra sportive, kjo palestër ka qenë e nevojshme për për Vitinë, ku do të zhvillohen disa sporte si gjimanstika, basketi e hendbolli, dhe për koncerte të ndryshme. Kjo do të përmbush nevojat e sporteve dhe pjesës kulturore, është një investim i financuar nga MKRS-ja, do të ketë gjithë infrastrukturën e nevojshme. Presim që punët të zhvillohen tutje, dhe palesta të funksionalizohet sa më shpejt. Me kryetarin biseduam duke i thënë se ne do të rrim gati me pagesat ndaj punëkryesit në bazë të punimeve që kryen dhe arsyeton kompania.Urojm që vitin e ardhshëm do të jetë i përfunduar projekti, varet nga dinamika e punëkryesit,” tha Ministrja.
Haliti ka falënderuar Dumoshin për vizitën teksa ka thënë se është me rëndësi që sa më shpejt Vitia ta ketë në shërbim këtë objekt shumë funksional.
“Eshtë e nevojshme që palestra sa më shpejtë të jetë e gatshme për të gjithë sportistët. Vitia frymon me sportin dhe ka personalitete të njohur në fusha të ndryshme, klube të gjimnastikë e basketit e tjera. Kjo palester do të jetë në dispozision edhe për aktivitete të shumta kulturore për vitiasit, mund të kthehemi të jemi vatër kulturore por na duhet infrastruktura”, tha Haliti në mes tjerash.
Teksa vizituan ambientet e shtëpisë së kulturës ata bënë të ditur se kanë në plan të investojnë edhe tek tri objekte të vjetra të trashegimisë kulturore.
Kryetari Haliti e Ministrja Dumoshi, vizituan edhe punimet tek stadiumi i qytetit dhe po ashtu shkruan për vizitë tek muze u shkollës së parë shqipe në fshatin Stubëll.
Kryetari i Vitisë, në fund ka falënderuar ministren Dumoshi dhe stafin e saj, për vizitën dhe mbështetjen e vazhdueshme, duke sqaruar se me MKRS-në do të bashkëpunojnë edhe në përfundimin e projekteve sporrtive kapitale në funksion të zhvillimit të aktiviteteve në diciplinat aktive të sportit në këtë komunë.
Në këto vizita të sotme në Viti, merrnin pjesë edhe deputetja e Kuvendit të Kosovës, Marigona Geci dhe zëvendësministrja Fatbardha Emini.