Republika e Kosoves

Viti

Në Viti gjashtë raste të reja me Covid-19

2020/06/22 - 2:03

Në Komunën e Vitisë janë paraqitur raste të reja të të infektuarve me Covid-19. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, ka njoftuar se mbrëmë me gripin pandemik janë diagnostifikuar pesë persona nga Komuna e Vitisë.
Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim ka shprehur brengosje për shtimin e rasteve dhe ka bërë thirrje për respektim të masave mbrojtëse, sepse rreziku mund të rritet. Kryetari Sokol Haliti tha se po koordinohen me të gjitha mekanizmat relevant në mënyrë që gjendja të mbahet nën kontroll. Aktualisht në Komunën e Vitisë janë 33 të inektuar me Covid-19. Tetë prej tyre janë të hospitalizuar në Klinikën Infektive në Prishtinë.