Republika e Kosoves

Viti

Nënshkruhet marrëveshje bashkëpunimi mes Komunës së Vitisë dhe Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë

2020/09/10 - 11:00

Komuna e Vitisë dhe Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, kanë nënshkruar sot një marrëveshje, përmes së cilës, do të fillohet me inicimin  e projektit që ka të bëjë me masat e energjisë efiçiente për pesë  objekte shkollore në komunën e Vitisë. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, dhe drejtorin menaxhues të Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë Admir Shala. Shkollat përfituese të këtij projekti do të jenë Gjimnazi “Kuvendi i Lezhës” në Viti, shkolla fillore “Bafti Haxhiu” në Viti, shkolla fillore “Mirali Sejdiu” në Gërmovë, shkolla “Hysen Tërpeza” në Tërpezë dhe shkolla “Ndre Mjedja” në Kabash. Kryetari i komunës Sokol Haliti ka theksuar se realizimi i këtioj projekti, do të ndikoj dukshëm në mbarëvjatjen e procesit arsimor në këto shkolla, ndërkohë që së bashku me drejtorin e FKEE u dakorduan që të vazhdohet më pas edhe me pesë objekte tjera shkollore të komunës së Vitisë, ky projekt. Përndryshe, këto projekte janë financim i përbashkët në mes të Qeverisë së Kosovës, Zyrës së BE-së dhe Bankës Botërore përmes Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.