Republika e Kosoves

Viti

Njoftim për pezullimin e procesit mësimor!

2020/03/12 - 3:45

Me vendim të Qeverisë së Republikës së Kosovës nga nesër do të bëhet pezullimi i mësimit për të gjitha nivelet deri më 27 mars.
Prandaj kërkojmë nga të gjithë prindërit, mësimdhënësit e nxënësit që nga nesër të mos paraqiten ne shkollë deri në një vendim tjetër nga niveli qendror.
Gjithashtu kërkohet që fëmijët të jenë nën mbikqyrje dhe t’u përmbahen udhëzimeve e rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.