Republika e Kosoves

Viti

Pastrohen varrezat kroate dhe ambientet rreth kishës katolike në Letnicë

2021/04/13 - 2:05

Në kuadër të aksionit për pastrim, i cili ka filluar më 1 prill e do të vazhdoj deri më 22 të këtij muaji, sot është ndërmarr aksion për pastrimin e ambienteve rreth Kishës Katolike dhe varrezave pranë saj në fshatin Letnicë. I shoqëruar nga prifti i Kishës Katolike të Letnicës, si dhe nga komandanti i stacionit policer në Viti, kapiten Afrim Halili, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka falenderuar gjithë mekanizmat, por edhe qytetarët për mbështetjen që po i japin aksionit të pastrimit këto ditë. Aksioni për pastrimin e varrezave kroate në Letnicë, është vazhdimësi e aksionit për pastrimin e varrezave ortodokëse në Viti, që u bë para dy ditësh, e që do të vazhdoj edhe nëpër lokalitete të tjera. Në përgjithësi, aksioni i pastrimit  të ambientit, si dhe eliminimi i deponive të egra të mbeturinave, është duke vazhduar dhe është shtrirë në të gjitha lokalitetet e komunës së Vitisë.