Republika e Kosoves

Viti

QKMF në Viti ka pranuar një donacion nga UNICEF dhe USAID

2020/05/14 - 3:45

Qendra Kryesore e Mjekësisë̈ Familjare në Viti, ka pranuar një̈ donacion me pako higjienike nga UNICEF në partneritet me USAID dhe koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë Kjo u bë në kuadër të ndihmave që po japin për institucionet shëndetësore me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19 si dhe në përkrahje për familjet dhe atë në kuadër të programit për vizita në shtëpi për nëna dhe fëmijë. Ndërkaq sot këtë qendër e kanë vizituar Drejtoresha e KPSH në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë , Dr.Albana Morina, Koordinatorja e UNICEF-it znj. Dafina Muqaj dhe z.Orhan Karpanxhiu nga UNICEF-i. Gjatë këtij takimi është diskutuar per hapat e ardhshëm në përkrahje të QKMF-së në Viti. Basri Aliu shprehu falënderim të madh për këtë̈ donacion për QKMF-në, që sipas tij është̈ një̈ ndihmë e madhe për ofrimin e kushteve të përshtatshme higjienike për stafin shëndetësor, të cilët janë̈ më të rrezikuarit nga përhapja e virusit, si dhe për familjet të cilat janë evidentuar nga menaxhmenti i QKMF-së, koordinatoren për vizita për nëna dhe fëmijë dhe infermierët që kryejnë këto vizita. Drejtoresha e QKMF-së në Viti , Dr.Vjollca Kadolli -Halili falënderoj UNICEF-in dhe USAID-in për bashkëpunimin, ndërsa theksoi se QKMF ka evidentuar disa familje të cilat kanë qenë më në nevojë që edhe kanë qenë përfituese të programit ne kuadër të vizitave për nëna dhe fëmijë ajo bëri me dije se ato donacioni do të ju shpërndahen direkt atyre familjeve, ku në të përfshihen një pako për familje dhe një për foshnje. Ajo bëri me dije se gjithashtu do të furnizohen të gjitha QMF-të dhe AMF-të me pako higjienike.