Republika e Kosoves

Viti

Reagim lidhur me lajmet e rreme kinse stafi mjekësor i Vitisë nuk i ka ofruar përkujdesje mjekësore familjës së personit të infektuar me Koronavirus në Stubëll

2020/03/15 - 3:33

Me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik ju njoftojmë se po qarkullojnë lajme të rreme kinse stafi mjekësor i Vitisë nuk është përkujdesur për familjarët e të infektuarit të parë në fshatin Stubëll të Vitisë, të cilët për momentin janë në vetëizolim. Sipas të dhënave nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ata kanë qenë në kontakt të vazhdushem me familjarët e personit të prekur me koronavirus dhe të cilët janë duke marrë terapinë e nevojshme dhe janë me shëndet të mirë. Poashtu familjarëve të 77 vjeçarit i cili kishte ardhur në Stubëll prej Italisë, ju janë marrë mostrat nga Instituti Regjional i Shëndetësisë në Gjilan dhe po presim të dalin edhe rezultatet. Stafi mjekësor në Viti, është në kontakt të vazhdueshme me familjarët të cilët janë në vetëizolim. Prandaj në këtë situatë kërkojmë nga të gjithë që të jenë të kujdesshem dhe të mos plasojnë informacione të paverifikuara të cilët mund të shkaktojnë panik në opnionin publik. Komuna e Vitisë në bashkëpunim me insitucionet përgjegjëse po bënë çmos që me qetësi të tejkalojmë këtë situatë bashkarishtë.