Republika e Kosoves

Viti

Shkolla e re në Pozheran do të jetë e gatshme në shtator të 2019

2018/11/07 - 4:25

Dy zëvendës ministra të Qeverisë së Kosovës, Sami Hajdaraj dhe Hajredin Hyseni nga Ministria e Administratës Publike, të shoqëruar nga kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti e kryesuesi i Kuvendit Naim Pira, kanë inspektuar punimet që po zhvillohen në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran. Ndonëse ky projekt ka pësuar disa vonesa të natyrës teknike, përfaqësuesit e qeverisë u zotuan se ky projekt do të jetë ndër projektet me prioritet, me qëllim që nxënësit e këtij lokaliteti, të kenë mundësin ti ndjekin mësimet në kushte sa më të mira. Sami Hajdaraj zv. ministër në Administratën Publike, u shpreh se nga ana e ministrisë, do ti japin mbështetje finalizimit sa më të shpejtë të këtij projekti dhe se nuk ka pengesa që mund ta ngadalësojnë dinamikën e punës. Megjithëse përfaqësuesi i kompanisë  punë kryese, u shpreh se projekti do të përfundoj në fund të vitit tjetër, që nënkupton edhe fillimin e mësimit në objektin e ri, kryetari i komunës Sokol Haliti kërkoi që shkolla të jetë e gatshme për nxënësit në shtator të vitit të ardhshëm. Kërkesa e kryetarit Haliti u mirëprit edhe nga e përfaqësuesve të ministrisë gjë që edhe punë kryesi u dakordua që të rrisë dinamikën e punëve dhe shkolla e re për nxënësit e Pozheranit të jetë e gatshme më 1 shtator të 2019.